Njoftim per shpalljen e gares ne lojrat e fatit per kategorine "KAZINO" 

 

  • Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit në zbatim të nenit 34, 35, 36, 37 të ligjit ligjit nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”, e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastete revokimit apo të pezullimit te kësaj licence” shpall garën për pajisjen me licensë për zonën ku   lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës sipas Vendimit të Këshillit të Ministravenr. 689, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit,e kategorisë“Kazino”, në qytetin e Tiranës”.
  • Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin dhe të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës në fuqi.
  • Dokumentet që vërtetojnë kriteret e parashikuara në legjislacionin e lojërave të fatit dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 duhet të jenë lëshuar/miratuar nga organet përkatëse, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit.
  1. Të interesuarit duhet të paraqesin aplikimin e tyre (kërkesë më shkrim dhe dokumentacionin shoqërues) pran zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deri më datë 22.10.2020, ora 16.30 CET.
  1. Dokumentacioni do të paraqitet në gjuhen Shqipe.Aplikanti mund të depozitojë edhe dokumente në gjuhë të huaj, të  shoqëruara me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe.Aktet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuaranga Republika e Shqipërisë.
  1. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy kopje (origjinale dhe fotokopje).
  1. Shqyrtimi i dokumentave do të bëhet parnë zyrave tëAutoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020, ora 09.00 CET.

 

  Postuar me 22/09/2020

Friday the 1st. Adresa: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 e-Mail: sekretaria@amlf.gov.al; Web: www.amlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker