- Hollësinat
 
	- 
				Kategori: Sample Data-Articles		
 
	- 
	Botue më E enjte, 22 Korrik 2021 10:48	
 
	- 
	Shikimet: 7805	
 
	
Autoriteti i Mbikqyrjes sё Lojrave tё Fatit njofton se kёrkon tё marrё me qera ambjente (zyra) pёr tё ushtruar veprimtarinё administrative tё AMLF-sё, duke u bazuar nё kriteret e mёposhtёm
        Kriteret dhe specifikimet e ambientit:
 
- Ambjentet pёr zyra me me ndarje tё brendёshme 10-12 zyra me sipёrfaqe totale afёrsisht 300-400 m2 tё pёrshtatshme pёr akomodimin e punonjёsve tё AMLF-sё, pёr nevojat e punёs sipas strukturёs organizative tё Institucionit.
 
-  Ambientet duhet të sigurojnë përmbushjen e kërkesave minimale sipas kuadrit ligjor për hapësirat në vendin e punës.
 
-  Ambientet ku do të akomodohet stafi i AMLF-sё, të jetё afёr zonёs se qendrёs në Tiranë dhe lehtësisht i aksesueshёm nga institucionet e tjera shtetërore, kryesisht nga Ministria e Financave ku institucioni ka bashkёpunim tё vazhdueshёm.
 
- Ambjentet per zyra mundёsisht tё kenё 2 hyrje tё aksesueshme, njё pёr hyrjen e punonjёsve tё administratёs dhe tjetra pёr shёrbimin ndaj qytetareve/subjekteve tё liҫencuar nё fushёn e lojrave tё fatit pёr tё marё shёrbimin e kёrkuar nё zyrёn e protokollit tё institucioni.
 
-  Ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar.
 
-  Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe ne rast se ka nderprerje tё energjisё elektrike ndertesa tё jetё e pajisur me gjeneratore.
 
-  Ambientet duhet sherbim sigurie 24 orё, Instalimet elektrike dhe instalimet e rrjeteve kompjuterike (LAN, Kabllim,switch etj) të jenë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për postet e punës.
 
- Ambientet duhet të kenë sistem kondicionimi dhe në rastet kur nuk ka aspirim natyral tё ketё sistem aspirimi të instaluar dhe plotësisht funksional, gjithashtu ambientet nuk duhet tё kenё lagёshtirё.
 
-  Ambientet duhet të kenë minimumi 2 tualete (të kompletuar me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë).Të sigurohet vend në hyrjen kryesore për vendosjen e tabelës identifikuese të Institucionit shtetëror.
 
- Ambientet në të cilën do transferohet AMLF të plotësojë kushtet për zhvillim normal të punës, pa pasur nevojë për kryerjen e investimeve shtesë nё pjesen e strukturёs te zyrave.
 
-  Ambientet duhet tё jenë të lira dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 5 (pesë) ditëve pune nga njoftimi për lidhje kontrate.
 
 
        Dokumentacioni kualifikues do të jetë:
 
         Ofertuesi duhet të dorëzojë dokumentacionin origjinal ose fotokopje të noterizuar, si në vijim:
-  Ofertёn pёr vlerёn e detyrimit mujor tё qerasё, sipas kritereve tё mёsipёrme.
 
- Vërtetim si titullar i ligjshëm i pronës të vërtetuar me certifikate pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe Gent-planin.
 
- Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekor apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja.
 
- Vërtetim që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të librezёs, të energjisë elektrike.
 
- Vërtetim që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të librezёs tё ujësjellës-kanalizimet.
 
- Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor. Deklaratë që nuk ka konflikt interesi me AMLF;
 
- Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe NIPT/NUIS, certifikata e regjistrimit dhe Ekstrat Historik i regjistrimit të subjektit qëvërteton se ka status aktiv.
 
- Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera.
 
- Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-Sigurime. 
 
        AMLF do të pranojë oferta si nga persona fizik dhe juridik të cilët plotësojnë kriteret dhe dorëzojnë dokumentacionin kualifikues.
 
        Paraqitja e dokumenteve dhe ofertës së qirasë së ambienteve:
 
- Dokumentacioni i kërkuar më sipër duhet të jetë i futur në një zarf jo transparent, të mbyllur, të vulosur dhe të firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit. Mbi zarf duhet të jetë shënuar: “Ofertë në kuadër të marrjes me qira të ambienteve (zyra) për ushtrimin e veprimtarisë së Autoritetit tё Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit (AMLF)”.
 
- Oferta e qiradhënësit që specifikon sipërfaqen dhe çmimin total mujor (në LEK) si më poshtë:
 
 
| Sipërfaqe totale e ambienteve | 
Çmimi për m2 | 
Çmimi total (Lek në muaj) | 
|   | 
  | 
  | 
 
- Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertës ekonomike duhet të bëhet brenda datës 06/03/2024, ora 14:00, me postë ose dorazi pranë Autoritetit tё Mbikqyrjes sё Lojrave tё Fatit (AMLF), me adresë: Blv “Dëshmorët e Kombit”, Ministria Financave dhe Ekonomisë, Tiranë. Nëse dorëzimi do të bëhet nëpërmjet shërbimit postar, zarfi duhet të ketë datën 29 Shkurt 2024 ose më herët nga kjo datë.
 
- Ofertuesi duhet të pranojё që pagesa e qirasë të bëhet çdo muaj në lekë, bazuar nё çmimin e ofruar dhe sanksionuar ne kontratën e qirasë, kundrejt lëshimit të faturës tatimore.
 
 
      Kriteret Vlerësuese:
       Oferta fituese do të jetë oferta ekonomikisht më e favorshme, e cila plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin për marrjen e ambienteve me qira për zyra, për punonjësit e AMLF-sё.