Ligje
- Ligji nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” i përditësuar.
- Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
- Për disa ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 10033 datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Historiku me ndryshimet e bera ne vite:
- Ligji nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”
- Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar.
- Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar.
- Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar.
- Për lojërat e fatit.
- Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8701, datë 1.12.2000
"Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të ndryshuar.
- Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8701, datë 01.12.2000
"Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet", të ndryshuar.
- Për disa ndryshime dhe një shtesë në ligjin nr. 8701, datë 01.12.2000
"Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet", të ndryshuar.
- Për disa ndryshime në ligjin nr. 8701, datë 01.12.2000
"Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet", i ndryshuar.
- Per nje ndryshim ne ligjin nr. 8701, date 01.12.2000 "Per lojerat e fatit, kazinote dhe idpodromet".
- Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet.
- Për lojrat e fatit dhe kazinotë.
AUTORITETI I MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT
- Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për këtë veprimtari dhe aktet nënligjore në fuqi.
- Vendos masën e gjobës në rastet kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji.
- Kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të çertifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj. Çertifikon pajisjet e basteve, sipas specifikimeve teknike, të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave.
- Mbikëqyr dhe kontrollon subjektet e pajisura me autorizim nga Ministri i Financave, për luajtjen e lojërave promocionale të fatit.
- Mban regjistrin për subjektet, që ushtrojnë këtë veprimtari dhe të sallave të hapura prej tyre, në të gjithë territorin e vendit, për numrin e automatevepajisjeve për çdo sallë loje dhe karakteristikat specifike të tyre, numrin e punonjësve dhe kualifikimin përkatës të tyre, numrin e biletave të lotarisë kombëtare të hedhura në treg dhe ato të shitura, numrin e shorteve të hedhura nga organizatori i lotarisë kombëtare dhe organizatorët e bingos televizive.
- Kontrollon dhe verifikon të ardhurat dhe fitimin e subjekteve të liçencuara në lojërat e fatit, si dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore prej tyre, të rakorduara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e saj në rrethe.
- Njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhënat, që kanë lidhje me tatim-taksat.
- Inspektorët e AMLF-së vendosin gjobë, bllokojnë veprimtarinë dhe sekuestrojnë pajisjet e lojërave të fatit, kur një person fizik apo juridik e zhvillon veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose pa liçencën përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i autorizuar për dhënien e saj.
Drejtoria Operacionale
Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve të liçencuara në fushën e lojërave të fatit sipas kategorive: Baste sportive / Baste për gara në pistë / Kazino / Kazino elektronike / Llotari kombëtare / Bingo tradicionale dhe Bingo televizive. Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë nga subjektet e liçensuara duke bërë një kontroll të detajuar të dokumentacionit dhe të veprimtarisë të subjekteve. Mban akt-konstatimi për të gjitha kontrollet e ushtruara ndaj subjekteve. Merr masa ndaj organizatorëve të lojërave të fatit kur konstatohen shkelje të dispozitave ligjore duke i gjobitur ato.
Drejtoria e Liçensimit
Shqyrton dokumentacionin ligjor dhe teknik të paraqitur nga subjektet për marrje liçense në fushën e lojërave të fatit sipas kritereve të parashikuara në ligj dhe për Autorizimet e Lojërave Promocionale. Çertifikon pajisjet /mjetet e lojërave të fatit sipas specifikimeve teknike të përcaktura në ligj dhe në udhëzimet e dala për zbatim te tij dhe kryen kontrolle të herëpashershme të këtyre pajisjeve.
Pregatit dosjet e çertifikimit për çdo subjekt, kontrollon ligjshmërinë dhe dokumentacionin që shoqëron çdo dosje dhe ja paraqet për miratim drejtorit.
Pregatit dosjet e liçensimeve të reja, si dhe kontrollon gjithë dokumentacionin ligjor ë, duhet të paraqesin subjektet për t’u liçensuar.
Subcategories
-
Extensions
The Joomla! content management system lets you create webpages of various types using extensions. There are 5 basic types of extensions: components, modules, templates, languages, and plugins. Your website includes the extensions you need to create a basic website in English, but thousands of additional extensions of all types are available. The Joomla! Extensions Directory is the largest directory of Joomla extensions.